Transmetuar më 28-12-2022, 09:36

Një tjetër supermakinë i është bashkuar flotës së madhe të Cristiano Ronaldos. Ylli portugez mirëpret në garazhin e tij (të cilin së fundi e zhvendosi nga Manchesteri në Lisbonë, duke bllokuar gjysmën e qytetit) një ‘Rolls-Royce Dawn’ të ri, dhuratën shumë të rafinuar të Krishtlindjes, bërë nga Georgina e tij.

Modeles bukuroshe argjentinase mesa duket i pëlqen t’i bëjë dhurata ekstreme partnerit të saj. Dhe nuk është hera e parë që një supermakinë shumë e shtrenjtë “paketohet” në rrugë. Në fakt, për ditëlindjen e 37-të të sulmuesit, ajo kishte zgjedhur një Cadillac, ndërsa këtë herë preferoi elegancën e ‘Rolls-Royce’ për dhuratë.

Ky ‘Dawn’ është një dyvendësh i karakterizuar nga një çati tejet elegante prej kanavace, e cila plotëson ambientet e brendshme prej lëkure, druri dhe metali të çmuar, elementë tipikë të stilit të ‘Shtëpisë Britanike’.

Kapaku automatik arrin të hapet dhe mbyllet plotësisht në vetëm 22 sekonda edhe me shpejtësi të lartë deri në 50 km/h. Makina është e pajisur me një motor bi-turbo 12 cilindrash, që jep 571 kuaj fuqi dhe çift rrotullues maksimal prej 780 Nm, gjë që e bën atë të aftë të arrijë 100 km/h në më pak se 5 sekonda.

Kutia e marsheve është me 8 shpejtësi dhe mund të arrijë deri në 250 km/h. Çmimi është 345.000 euro, çka e bën dhuratën të çmendur nga një grua, e dashuruar me kampionin e saj, e cila është gati të transferohet në Arabinë Saudite për një kapitull të ri në karrierën e tij.