Transmetuar më 28-12-2022, 09:46

Një aksident i madh ndodhi në Kinë mëngjesin e sotëm, ku rreth 400 makina janë përplasur me njëra-tjetren.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm i madh në një urë në Kinë , pranë qytetit të Zhengzhou.

Sipas kanalit shtetëror CCTV të Kinës, në këtë aksidenti të paktën humbi jetën vetëm një person. Shkak i kësaj ngjarje mbetet dukshmëria e ulët për shkak të mjegullës në urë.

Videot e postuara në rrjetet sociale tregojnë kamionë dhe makina të kthyera përmbys, me xhama të thyer, njëra sipër tjetrës.

Siç raporton Reuters, shumë prej të plagosurve janë bllokuar në automjetet e tyre, ndërsa zjarrfikësja ka dërguar në vendngjarje 66 zjarrfikës me 11 automjete.

Meteorologët kinezë shpjeguan se dukshmëria mëngjesin e së mërkurës në këtë zonë ka qenë nën 500 metra, ndërsa në disa raste ka rënë edhe në nivelet 200 metra.

Bllokimi i trafikut ka ndodhur në të dy rrjedhat e trafikut të urës , e cila është një nga pikat kryesore të kalimit mbi lumin e Verdhë, ku policia rrugore ka ndaluar qarkullimin pas përplasjeve të shumta.