Transmetuar më 27-12-2022, 23:33

Shumë banorë të BBV Albania nuk i kanë kursyer komentet për Luizin. Edhe pse ata kanë pak ditë që janë bërë pjesë e shtëpisë së famshme, Luizi ka marrë vëmendjen e padiskutueshme për tipin dhe humorin e tij.

Por Tea Trifoni ndër të tjera e ka cilësuar këngëtarin si “pervers”.

Ja komentet e disa banorëve:

Herioni: Ky gjeli, Luizi ca ka ky, ka që në tre të mëngjesit që nuk pushon. Si papagall i dehur!

Tea: Është pervers .

Kristi: Luizi flet shumë, se besoj që do përputhemi!

Mirëpo, Tea tha se komenti i saj kishte qenë vetëm në ditët e para pasi marrëdhënia e tyre ka ndryshuar. Jo vetëm kaq por Tea e zgjodhi Luizin si banorin e preferuar brenda shtëpisë së famshme.

Nga ana tjetër, Luizi u shfaq paska i prekur nga komentet edhe pse nuk e pranoi këtë gjë. Megjithëse, e pranoi që u habit nga komentet sepse nuk i priste.

Kujtojmë se Tea Trifoni ka qenë konkurrentja më e klikuar në internet për shkak të lidhjes së saj me Andin në “Për’puthen”. Ndarja e tyre u bë kryefjala e çdo medie rozë madje shumë njerëz dhe fansa të programit nuk e pritën mirë këtë lajm. E gjithë kjo famë, i dha më pas edhe shumë ‘followers’-a, reklama dhe kontrata pune. Së fundmi Tea është bërë pjesë e “Big Brother Vip Albania”, ku i është rikthyer historive të “Për’puthen. Në një bisedë me Ronaldon dhe Zhaklinën, ajo pranoi se gjithçka e ka bërë pë show, referuar lidhjesh me Andin.

“Se bëj më atë gjë unë e kam ngrënë një herë atë gjë. Për lojë e bëra atë te “Për’puthen”. Historia që u shfaq në show, ishte e gjitha show. Ne ishim miq na ecte muhabeti si miq por kaq. Unë e bëra atë lojë si me zor, nuk më pëlqeu, ishte një gjë që e bëja me shtysa”– tha Tea.