Transmetuar më 27-12-2022, 23:31

Një puthje midis Ledianit dhe Elhaida Danit foli më shumë se çdo fjalë. Këngëtarja e njohur dhe balerini i saj në “Dancing With The Stars” përpos partnerë në skenë në këtë spektakël tanimë janë edhe partnerë në jetë.

Mirëpo aq sa puthja e tyre para të gjithëve, bëri bujë të madhe edhe fakti që balerini në fillim në “DWTS” ishte parë me një unazë fejese në gisht.

Pas bërjes publike të romancës me Elhaidën, doli në dritë edhe fakti që ai prej vitesh ka qenë i fejuar me një bionde simpatike të quajtur Ditjona Bora, lidhje e cila nuk ka shumë që ka përfundur.

Ndonëse arsyet e ndarjes nuk janë bërë kurrë të ditura.

Por, e dinit ju që në fillim të spektaklit rreth (8 javë më parë) ish e dashura e balerinit i ka lënë një koment në një nga videot Elhaidës. “Artista,”-shkruante Bora shoqëruar me disa duartrokitje.

Ky koment vërteton më së miri që Lediani dhe Ditjona në puntatat e para të spektaklit kanë qenë akoma me njëri-tjetrin.

Pastaj pjesa tjetër është një një histori që tashmë e dimë të gjithë. Sot balerini dhe Elhaida duken shumë të lumtur me njëri-tjetrin.

Ndërkohë kujtojmë që çifti më i ri kanë kaluar natën e Krishtlindjeve pranë familjes së Elhaidës.

Ka qenë kjo e fundit e cila ka publikuar një video në Instagram ku dukej me njerëzit e saj të zemrës. Nga ana tjetër pak më pas edhe Lediani ndau një foto ku dukej pedonalia e Shkodrës.