Gazetari Elkier Bushkolaj, ndërsa ishte i ftuar në një emision televiziv, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me vrasjen e Brilant Martinajt, kushëriri i Ervis Martinajn.
Ai tha se vrasje të tilla ngjasojnë me akte terroriste për nga dinamika, ndërsa shtoi se një atentat i tillë, kaq i rrezikshëm, bëhet vetëm nëse autorët kanë pasur mbështetje nga struktura të brendshme të policisë.
“Vrasja e Aleksandër Sadikaj dhe të Edmon Papës, dy ngjarje që kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe pason edhe me një zinxhirë vrasjesh të ndodhura në Athinë. Janë ekzekutuar 5 shqiptarë në Athinë për dy muaj , supozohet për prishje pazaresh droge. Autoritete shqiptare kanë nisur letër porosi drejt Greqisë dhe po kërkojnë më shumë informacione.
Vrasja e Sadikajt, njëjtë si e Brilant Marinajt mund të konsiderohen si akte terroriste për nga dinamika dhe zona ku janë kryer. Dy personat që kanë qenë në makinë me Brilantin, nuk kanë qenë pjesëtarë të grupit të Martinajt, janë thjeshtë banorë të Mamurrasit dhe janë kontaktuar nga Brilanti deri në destinacion.
Masat e sigurisë në familjen Martinaj kanë qenë shumë të forta dhe nuk nisin te muri rrethues, por tek mbikalimi i Laçit. Është ndër rastet e pakta që Martinaj ka dalë i pashoqëruar nga persona të afërt të tij dhe ka qenë më i ekspozuar për atentat, që të çon tek pista që kanë pasur informacion nga brenda për lëvizjen e tij.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd