Vetë pak më parë Olta Gixhari në një bashkëbisedim me Amos Zaharia me të cilin ka ka biseduar rreth shoqërisë rivalitetit dhe finales së madhe. Olta është shprehur se për të nuk është e vërtetë se dy nga ‘më të fortët’ duhet të jenë armiq ose kundër dhe nëse do t’i duhej të shkonte në finale me një mik nuk do të kishte armiqësi mes tyre. E nëse do të ishte në finale me Amos miqësia e tyre nuk do të prishej.
Ekziston një klishe që më të fortët zihen. Unë do kisha shumë qef nëse unë do isha një nga konkurrentët e fortë dhe ti gjithashtu, po flas vetëm për ne të dy, zëre se nuk ekziston asnjë, nëse do jemi ne dy nga më të fortët do doja të tregoja se edhe në një lojë me një mik mund të shkosh larg përdore, unë mund të shkoj në finale dorë për dore me ty
Tanimë banorët mesa duket po fillojnë të ambjentohen dhe të krijojnë edhe miqë të rinj. Ditën e djeshme gjatë një bashkëbisedimi me Ronaldon, Efi është shprehur se brenda shtëpisë tashmë është krijuar grupi i parë mes Olta Gixharit, Gent Hazizit dhe amos Zaharia, gjë të cilën Efi nuk e pëlqen.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd