Transmetuar më 27-12-2022, 18:36

BRITANI E MADHE- Gjendet një trup i pajetë brenda një makine të djegur në jugperëndim të Londrës. Sipas mediave britanike, Policia po heton lidhur me rastin, ndërkohë që ende nuk është zbuluar identiteti i viktimës që është shkrumbuar brenda mjetit.

Zjarrfikësit u thirrën në Clarence Avenue në Clapham pak pas orës 2:30 të mëngjesit të sotëm, por e gjetën automjetin në flakë.

Pas shuarjes së zjarrit një trup u gjet brenda, sipas policisë – e cila tha për MailOnline se ishte ‘shumë herët’ për të dhënë detaje të tjera lidhur me ngjarjen.