Transmetuar më 27-12-2022, 16:25

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ka plagosur me thikë një 42-vjeçar.

Sipas njoftimit të policisë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F. L., 31 vjeç, banues në Bathore ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin H. T., 42 vjeç.

Gjatë konfliktit kanë mbetur të plagosur lehtë në duar, shtetasit R. C. dhe M. L.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.