Transmetuar më 27-12-2022, 13:06

Argjentina arriti të fitojë Kupën e Botës "Katar 2022". Ky ishte Botërori i saj i tretë, që sigurohej pas 36 vitesh. Kjo fitore i ka zbukuruar festat e fundvitit për argjentinasit.

Edhe pse kjo ka qenë e veçantë për të gjithë futbollistët e ‘Albiceleste’, pa dyshim është njëri që me këtë fitore i ka vënë "qershinë mbi tortë" karrierës së tij të jashtëzakonshme. E kemi fjalën për Leo Messin.

Ylli argjentinas ka arritur atë që dëshironte aq shumë, duke fituar një Botëror me kombëtaren e tij, dhe tani mund të mburret se ka në dispozicion të gjithë trofetë si në nivel klubi, ashtu edhe me Argjentinën.

Leo duket se është shumë i lumtur dhe kjo nuk përbën çudi. Përveç jetës së tij sportive, ai ka një familje të shkëlqyer të përbërë nga gruaja e tij Antonela Roccuzzo dhe tre djemtë e tyre, Thiago, Mateo dhe Ciro.

Në këtë mënyrë dhe duke përfituar nga dita e Krishtlindjes, nuk i ka shkuar gjë tjetër veçse të regjistrojë gruan e tij teksa kërcente, gjë që ka sjellë një "boom" në rrjetet sociale.

Familja ndodhet në Rosario duke shijuar Krishtlindjet dhe Messi publikoi një histori në Instagram, ku shfaqej Antonella gjatë një kërcimi sugjestionues me një gotë verë të bardhë në dorë. Nëse sa herë që futbollisti bën diçka ngjall pasion, gruaja e tij nuk do të mbetej pas, ndaj reagimet kanë ardhur nga e gjithë bota.