Transmetuar më 27-12-2022, 12:03

Këngëtari i njohur, Luiz Eilli, ka qenë një nga banorët më karizmatikë në këtë fillim të “Big Brother VIP 2”.
Pavarësisht kësaj, aktorja e njohur Olta Gixhari i ka thënë që me atë të mos flasë shumë, për shkak të gabimeve që mund të bëjë.
“Kur flet shumë, flet dhe budalliqe. Mos fol shumë me mua”, i tha Olta Luizit, ndërsa ky i fundit po fliste me kode.
Big Brother ka nisur të ‘ndizet’ edhe pse kanë kaluar pak ditë ka hyrja e banorëve brenda shtëpisë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





