Transmetuar më 27-12-2022, 11:57

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në kryqezimin e Blinishtit, në superstradën Lezhë – Shkodër.
Një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili si pasojë ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës, ku i është dhënë ndihma e parë, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij.
Policia rrugore ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti.
Njoftimi i policisë:
Aksident te kryqezimi i Blinishtit pergjate superstrades Lezhe – Shkoder. Nje automjet ka perplasur nje kembesor i cili ka mbetur i plagosur dhe eshte derguar ne spitalin Rajonal te Lezhes per te marre ndihmen e pare. Policia rrugore ka mberritur ne vendngjarje dhe ka nisur hetimet per shkaqet e ketij aksidenti.