Transmetuar më 27-12-2022, 11:57

Wanda Nara dhe Mauro Icardi nuk janë sërish bashkë. Këtë e konfirmon edhe Andrés Nara, babai i sipërmarrëses argjentinase, në një intervistë të shkurtër dhënë për programin televiziv “Socios del Espectaculo”:

“I kalova Krishtlindjet me Wandën, m’u dukën sikur kaluan për një orë”. Në fakt, babai nuk kishte asnjë kontakt me vajzën e tij të madhe prej tetë vitesh. Pra, nuk e kishte parë kurrë, të paktën deri ditën e Krishtlindjeve, kur pati fatin të përqafonte Francesca e vogël dhe Isabella, të lindura nga martesa me sulmuesin e Galatasaray.

Babai (Andrés) konfirmoi ndarjen e vajzës së tij dhe pranoi se kurrë nuk ka pasur një marrëdhënie të mirë me Mauriton: "Është e komplikuar situata me të. Unë nuk kam asgjë kundër tij, por ne nuk jemi marrë vesh kurrë. Vlerësimi im ka qenë gjithmonë maksimal për Maxi Lopez. Sidoqoftë, unë do ta respektoj gjithmonë atë, sepse është babai i mbesave të mia”.

Disa fjalë edhe për divorcin me ish-kapitenin e Interit: "Mauro dhe Wanda janë ndarë. Rëndësi për mua ka fakti se ajo dhe djemtë janë mirë. E shoh të lumtur dhe të sigurt. Si Wanda, ashtu edhe Zaira (edhe ajo u nda së fundi) janë shumë të mira dhe të sigurta".

Andrés Nara zbuloi gjithashtu se e admiron shumë L-Gante, pavarësisht moshës së tij të re: "Nëse Wanda e zgjedh atë, do të jetë për një arsye shumë specifike. Ai është shumë inteligjent, është një djalë që vjen nga periferia, më pëlqejnë njerëzit që sakrifikojnë për t’u bërë dikushi. Më pëlqen si sillet”.

Problemet mes Wanda Narës dhe babait të saj nisën në vitin 2013, kur sipërmarrësja zbuloi pabesi të shumta të ish-bashkëshortit të saj Maxi Lopez. Tradhti të cilat me sa duket i dinte edhe Andrés Nara. Babai e kishte mbrojtur dhëndrin e tij dhe kurrë nuk do ta kundërshtonte marrëdhënien me Mauro Icardin.