Transmetuar më 27-12-2022, 11:42

Cristiano Ronaldo është rrëfyer nga ata që e njohën kur ishte ende djalë i ri. Ish-shoku i skuadrës, rumuni Marius Niculae, i lindur në vitin 1981, i cili përkoi me pesë herë fituesin e "Topit të Artë" te Sportingu i Lisbonës më 2001, kur u dallua CR7 shumë i ri dhe u përpoq të gjente vendin e titullarit në ekipin bardheblu, duke folur për "Digi Sport Special", dha një portret të Ronaldos që tregon se portugezi tashmë kishte prioritete të përcaktuara mirë.

Por edhe kjo shpjegon se si etika e tij e punës e ka bërë atë të mos bëjë shumë miq: "Cristiano nuk ishte një person i shoqërueshëm. Gjithmonë përpiqeshim që të vinte dhe të hante në tryezë me ne, por ai ishte gjithmonë në botën e tij".

Në fund të fundit, disiplina personale e Cristiano Ronaldos është mjaft e njohur për të gjithë dhe shpesh kjo nevojë për të funksionuar si "makinë" perfekte e ka çuar atë në një lloj izolimi. Siç shpjegon Niculae, ishte e vështirë ta shihje atë të anashkalonte stërvitjet personale: "Ai shkonte vetë në palestër, mbas stërvitjes me ekipin. Ndonjëherë kur mbaronim stërvitjen shkonim të gjithë për të ngrënë, por ai nuk vinte kurrë".

Për ish-partnerin e tij të skuadrës, CR7 gaboi që e dha atë intervistë për Piers Morgan. Gjithë kaosi që pasoi mund t’i ketë krijuar probleme edhe në kombëtare: "Mendoj se grupi nuk e pranoi aq mirë. Pepe është i vetmi me të cilin ndjehet rehat. Kam parë disa foto, edhe Bruno Fernandes e ka shmangur pak".

Diçka që të gjithë nxituan ta mohonin, por që gjithsesi shkaktoi disa probleme dhe Botërori për portugezët shkoi siç shkoi. Po tani, çfarë do të bëhet me Cristiano Ronaldon? Përgjigja e Niculae është e qartë: "Unë mendoj se do të zgjedhë Al Nassr ose SHBA. Më pas, nga ajo që kam lexuar, mendoj se dëshiron t’i përkushtohet kinemasë dhe Hollivood-it". Në fakt është vendi i duhur për një yll si ai!