Transmetuar më 27-12-2022, 11:34

Disa ndryshime kanë ndodhur në institucionet e vuajtjes së dënimit. Klejdis Çela është emëruar drejtor i burgut 313 në Tiranë. Ai zë vendin e Shkëlqim Saraçit, i cili shpallet drejtor i spitalit të burgut.

Këto nuk janë ndryshimet e vetme, pasi janë ndryshuar edhe zinxhiri komandues i sigurisë së IEVP 313 si shefi i sigurisë së burgut dhe ai i shoqërimeve. Në burgn 313 janë vendosur personazhe të botës së krimit dhe ndodhen qelitë e regjimit të posaçëm 41 bis.

Në prill të këtij viti, Çela u emërua drejtues i Qendrës Spitalore të Brugjeve, detyrë të cilën e mbajti vetëm disa muaj.

Shkëlqim Saraçi që mbante deri sot këtë funksion është zhvendos drejtor i spitalit të burgut