Transmetuar më 27-12-2022, 10:01

Liverpool po i bën vetes një dhuratë të bukur Krishtlindjesh, me një ditë vonesë. Zbarkimi te “Reds” i talentit holandez Cody Gakpo është zyrtarizuar. Një xhevahir që u shfaq shkëlqyeshëm në Botërorin e Katarit me fanellën portokalli, me të cilën shënoi tre gola në pesë ndeshje.

I linduri në vitin 1999, ai vjen nga PSV në “Anfield”. Klubi holandez njoftoi i pari transferimin në kanalet e tij sociale. Shuma e transfertës nuk do të komunikohet por, sigurisht, nuk është një shpenzim i parëndësishëm nga anglezët.

"PSV dhe Liverpool kanë arritur një marrëveshje për transferimin e afërt të Cody Gakpo. Sulmuesi 23-vjeçar do të niset menjëherë për në Angli ku do të kryejë formalitetet e nevojshme për të përfunduar transferimin. Të dyja klubet nuk do të bëjnë të ditur detajet e marreveshjes", – thuhet nag PSV.

Drejtori sportiv i bardhekuqve, Marcel Brands, ka dhënë një indicie për natyrën e shitjes: më fitimprurësi në historinë e PSV: “Ky është një transferim rekord për klubin”.

Gakpo, i cili u rrit në akademinë e të rinjve të Eindhoven si fëmijë, po përgatitet kështu për t’u bashkuar me skuadrën e Jurgen Klopp, pasi udhëhoqi PSV me 13 gola dhe 17 asiste në të gjitha garat, në këtë pjesë të parë të sezonit. Numra për t’u përsëritur edhe në Angli, në ligën më prestigjioze të futbollit në botë.