Transmetuar më 27-12-2022, 09:34

Vlorë- Një makinë luksoze është shkrumbuar nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Vlorë.

Policia ka njoftuar se rreth orës 01:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet i markës “Porche”, në pronësi të shtetasit Daniel Qendrajt.

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.