Transmetuar më 26-12-2022, 19:27

Vlorë- Zhduket një i mitur 8-vjeçar në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme.
Familjarët e shqetësuar kanë bërë apel për ndihmë dhe u luten qytetarëve se nëse e kanë parë të telefonojnë në numrin: 0675446541.
8-vjeçari për herë të fundit është parë pranë “Bar Sunset” në qytetin bregdetar.