Transmetuar më 26-12-2022, 19:03

KOSOVË- Reperi Unikkatil, ka humbur nënën e tij. Këtë e ka bërë të ditur vëllai i Viktorit, me anë të një postimi në Instagram. Ai në postim shkruan se lamtumira e fundit do t’i jepet ditën e nesërme në Klinë.

Postimi i Plotë:

Nëna jonë, shpirti jonë, Marte Delija-Palokaj na la natën e Krishtlindjeve.Thonë që më të mirët vdesin në këto ditë, por kjo nuk e zbutë dhimbjen që e ndjejmë. Gjithmonë do i kujtojmë, buzëqeshjen, trimërinë, mirësinë e veprat e saj humanitare ndaj mijërave njerëzve në nevojë. Mburremi me ty nana jonë! Lamtumira e fundit i ipet te restoranti Fenix në Klinë të martën më (27.12.2022) prej orës 09:00. Varrimi të njëjtën ditë te varrezat e kishës së Gjurakovcit nē ora 13:00. Me rastin e varrimit do të varroset dhe hiri i babës tonë Lush Palokaj. Dy engjuj të dashuruar shkojnë bashkë.