Transmetuar më 26-12-2022, 19:00

ITALI- Një shqiptar është dënuar me gjashtë vite burg për trafik të lëndëve narkotike në Itali. I riu shqiptar, 25 vjeç, banues në Milano, u arrestua në muajin prill të këtij viti në autostradën Brogeda.

Në makinën e tij, në bagazh iu gjetën 4 qese me 850 gramë kokainë. Droga ishte e vendosur brenda një ‘dhome’ të krijuar në bagazhin e tij në mjet. I pyetur nga policia, shqiptari ka deklaruar se punonte si murator në Itali.

Ai ka mohuar se droga nuk i përket atij, por ia kanë vendosur fshehurazi në bagazh.