Transmetuar më 26-12-2022, 18:45

Lezhë- Policia e Lezhës ka reaguar për dhunimin e drejtorit të filialit të Postës në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:35, në lagjen "Gurra".

Dy persona janë konfliktuar me grushte me shtetasin Pjerin Çuku, 42 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë drejtor i Postës Shqiptare, dega Lezhë dhe më pas janë larguar me vrap.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve, citohet në njoftimin e policisë.