Transmetuar më 26-12-2022, 18:15

15 konkurrentë janë bërë pjesë e spektaklit duke synuar finalen edhe çmimin e madh. Gara mes njëri-tjetrit është ndjerë që në natën e parë, ku disa banorë janë bërë pjesë e diskutimeve në lidhje me mënyrën e bashkëjetesës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Gjatë kohës që Mikela, Tea dhe Efi kanë qenë duke diskutar me njëra-tjetrën kanë rikujtuar edhe njëherë periudhën kur kanë qenë pjesë e emisionit “Për’Puthen”.

Kështu jam vetë dhe gjithë jetës sime më kanë gjykuar për ngjyrën. Më shumë e kisha në “Për’Puthen”. Nuk ka ngel njeri pa thënë që i përket komunitetit rom. Mbaj mend që edhe kur kam nisur në fillim në “Për’Puthen” kam mbajtur edhe një fjalim.