Transmetuar më 26-12-2022, 15:16

Pjesëmarrja në “Dancing With The Stars” deri më tani përpos që e riktheu në qendër të vëmendjes së publikut shqiptar, i dhuroi Elhaida Danit edhe dashurinë.

Në natën gjysmëfinale të spektaklit, këngëtarja dhe balerini i saj konfirmuan lidhjen me një puthje pasionante para të gjithëve. Nga planet e tyre e kuptuam se e kanë marrë seriozisht njëri-tjetrin, por që do të ecnin me këto hapa të mëdha që në fillim na befasoi pak.

Çifti më i ri kanë kaluar natën e Krishtlindjeve pranë familjes së Elhaidës. Ka qenë kjo e fundit e cila ka publikuar një video në Instagram ku duket me njerëzit e saj të zemrës.

Nga ana tjetër pak më pas edhe Lediani ka ndarë një foto ku duket pedonalia e Shkodrës.

Epo nuk mendojmë që balerini, tashmë partneri i vajzës së tyre ka shkuar gjer në shtëpinë e tyre dhe familja e këngëtares e ka lënë jashtë.

Kujtojmë që më shumë se puthja midis Elhaida Danit dhe balerinit të saj Ledianit, bëri bujë të madhe ish-lidhja e tij me një bionde të quajtur Ditjona Bora.

Pas bërjes publike të romancës së tyre në “Dancing With The Stars” ndjekësit sollën në vëmendje se Lediani ka patur një unazë në gisht në fillimet e programit.

Balerini ka qenë i fejuar prej disa vitesh me Ditjona Borën. Pas gjithë kësaj disa ditë më parë reagoi edhe vajza në fjalë. Ajo duket se nuk është prekur fare nga lajmet që po qarkullojnë dhe po shijon jetën e saj.

Në rrjet prej mbrëmjes së të premtes po thuhet se dyshja janë ndarë dhe fajtore për këtë është Elhaida. Mirëpo akoma nuk dihet arsyeja e ndarjes së Ledianit dhe Ditjonës, prandaj gjithë ky paragjykim ndaj këngëtares Dani nuk është me vend.