Transmetuar më 26-12-2022, 15:10

Kiara Tito ka rrëfyer në “Big Brother VIP” arsyen pse u zhvendos nga Italia në Shqipëri. Ajo ka treguar mes lotësh se prindërit e saj nuk kishin mundësi për t’i paguar shkollën.

“Arsyeja pse u vendosa të kthehesha në Shqipëri është sepse Italia në atë kohë pati një krizë ekonomike dhe prindërit e mi nuk patën mundësinë që të ma ofronin mua shkollën dhe e menduan si opsion më të mirë që…(përlotet) se prekem kur flas për këtë…Babi ishte ai që më shtyu më shumë që shih kthehu në vendin tënd”, është shprehur Kiara.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd