Transmetuar më 26-12-2022, 12:54

Sipas presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, Cristiano Ronaldo ka qenë “viktimë” e një vetoje politike gjatë edicionit të fundit të Kupës së Botës në Katar, për shkak të supozimit të mbështetjes së tij për kauzën palestineze.

Duke folur në një program televiziv turk, Erdogan, i cili dikur ishte një futbollist profesionist, tha se "për fat të keq, Ronaldo u shpërdorua" në ndeshjen e tij të fundit kundër Marokut. Fatkeqësisht, i vendosën veton politike, ngaqë është dikush që mbron çështjen palestineze.

Dërgimi i një lojtari si Ronaldo në fushë vetëm 30 minutat e mbetura të ndeshjes i prishi psikologjinë kombëtares portugeze". Erdogan nuk ka dyshime për të ardhmen e Ronaldos:

“Sipas informacioneve që kam marrë, Ronaldo po shkon në Arabinë Saudite”. Presidenti turk tha gjithashtu se Argjentina e meritonte ta fitonte “Katar 2022” falë lojës së treguar dhe se “Messi ishte vendimtar, pavarësisht moshës së tij. Megjithatë, Mbappè është e ardhmja e futbollit".