Transmetuar më 26-12-2022, 12:26

Opinionistja ndodhet e shtruar në spitalin "Shefqet Ndroqi", për probleme shëndetësore serioze

TIRANË – Balina Bodinaku u përfol deri në moment të fundit si opinioniste në sezonin e dytë të BBV Albania. Të gjithë prisnin ta shihnin atë sërish krah Arbër Hajdarit, në çeljen e spektaklit ditën e shtunë. Kjo gjë u konfirmua dhe nga burime pranë produksionit.

Megjithatë ajo mungoi duke ngritur pyetje mbi zëvendësimin e saj vetëm pak orë para spektaklit.

Burime për NOA.al zbulojnë se arsyeja e mungesës së papritur të Balinës, është një problem shëndetësor, për të cilin ajo ndodhet e shtruar prej disa ditësh në gjendje të rëndë dhe është ende duke u rikuperuar nga një pneumoni serioze.

Lajmin e bëjnë të ditur për noa.al, burime nga stafi mjekësor i spitalit "Shefqet Ndroqi", që trajton sëmundjet e mushkërive.

Oponionistja e njohur e Big Brother VIP Albania që mbajti peshën kryesore në edicionin e kaluar në opinionet mbi jetën e personazheve të shtëpisë së famshme, për shkak të shtrimit në spital, ka munguar kështu në natën e parë të spektaklit që nisi të shtunën.

Në këtë mënyrë shuhen zërat që qarkulluan ditët e fundit për një braktisje të programit nga opinionistja aq e dashur e reality show që ka thyer rekorde audience në Shqipëri. /noa.al

Në fotogaleri mund të shijoni disa foto të gazetares dhe opinionistes Balina Bodinaku në udhëtime të ndryshme që janë pasioni i jetës së saj: