Transmetuar më 26-12-2022, 12:06

Spanjë- Aksident tragjik në Spanjën veri-perëndimore.

Sipas mediave vendase, dy persona arritën të mbijetonin, shoferi i autobusit dhe një pasagjere, të cilët u shpëtuan nga lumi Lérez në Galicia dhe u dërguan në spital. Thirrja e parë për shërbimet e urgjencës erdhi nga një shofer që po kalonte në zonë, i cili vuri re se një pjesë e kangjellave mbrojtëse përgjatë autostradës midis qyteteve Lugo dhe Vigo ishte shkatërruar.

Mes errësirës dhe shiut të fortë, telefonuesi nuk ishte në gjendje të dallonte ndonjë automjet në lumë – rreth 40 metra nën urë – por tha se dëmtimi dukej që nuk kishte shumë që kishte ndodhur.

Ekipet e shpëtimit shkuan në vendngjarje menjëherë më pas, por kërkimet u pezulluan për orë të tëra pasi lumi ishte tepër i vrullshëm për shkak të shirave të dendur.

Besohet se në autobus ndodheshin tetë persona, përfshirë shoferin. Ndërsa mediat lokale raportijnë se disa nga pasagjerët po ktheheshin në shtëpi pasi kishin vizituar të afërmit nga burg në zonë.