Transmetuar më 26-12-2022, 10:59

ITALI- E trishtë Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në një familje shqiptare në Itali. Mediat italiane raportojnë se një i mitur rreth moshës 8- vjeç me origjinë shqiptare është aksidentuar për vdekje. Ngjarja ka ndodhur pranë Borgo Segezia, në periferi të Foggia.

Siç raportojnë edhe mediat italiane, i mituri është përplasur nga një makinë në këtë zonë. Ai është transportuar fillimisht në spitalin në Foggia, por fatkeqësisht ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra në trup nga përplasja e fortë e automjetit. Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa Policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar rastin. Gjithashtu nuk ka ende një informacion nëse i mituri me origjinë shqiptare ka qenë i shoqëruar nga prindërit ose ndonjë i afërm teksa është përplasur për vdekje nga automjeti. Pritet që edhe këta të fundit të merren në pyetje nga policia për të zbardhur më shumë detaje.