Transmetuar më 26-12-2022, 10:20

Pas Getinjos dhe Vivien duket se do të kemi një çift të ri në shtëpinë e “Big Brother Vip Kosova”. Dhe po flasim as më pak e as më shumë se për Andi Artanin dhe Gresa Hotin.

Së fundmi ish-konkurrenti i Për’puthen nuk është ndjerë mirë brenda shtëpisë dhe ka qenë pikërisht modelja simpatike ajo e cila i ka qëndruar pranë.

Jo vetëm kaq, ajo mbrëmjen e djeshme është shtrirë në shtratin e Andit ku nuk kanë munguar edhe disa puthje dhe përqafime. Me një kujdes të tillë e sigurt që Artani do të shërohet shumë shpejt.

Është akoma herët për të thënë se dyshja jenë çifti i radhës, por ndjekësit duket se i pëlqejnë Andin dhe Gresën bashkë bazuar në komentet e tyre poshtë videos ku duket dyshja së bashku në faqen zyrtare të “BBVK” në Instagram.

Më herët kujtojmë që Gresa Hoti u përfol për një romancë me Arkimed Lushën, i njohur si Stresi. Mirëpo ky i fundit hodhi poshtë çdo dyshim kur e ftoi modelen në një darkë romantike disa ditë më parë pikërisht për t’i kërkuar ndihmë të ribashkohet më ish-bashkëshorten e tij, Kejsin.

“Misioni im në “Big Brother”…. Mua s’ma ndjen për çmimin e parë. Unë kam ardhur këtu që të qetësohem si ti, sepse vij edhe unë nga një ndarje. Të dy kemi prindër, prindërit e tu e kuptojnë që ti je friendly, që shkon mirë me mua. Unë po luftoj realisht që të ribashkohem me ish të fejuarën time. Edhe ti do më ndihmosh”- u shpreh Stresi.