Transmetuar më 26-12-2022, 10:14

Redon Makashi ka qenë së fundmi i ftuar në programin “Zemër Luana”. Ai ka folur për jetën e tij por ndër të tjera ai ka vendosur që t’i dedikojë një performancë të gjithëve duke kënduar. Jo vetëm kaq por Luana e pyeti këngëtarin se cilat janë planet e tij për 2023 dhe për jetën personale ai tha:

“Ishte një kënaqësi qe ndodhem ne këtë tryeze i uroj gjithë shqiptaret gëzuar Krishtlindjet, planet janë të shumta, kur flet shumë nuk bëhet asgjë.”

Më herët, Redoni u përfol gjatë për fejesën dhe më pas ndarjen me balerinën dhe koreografen, Rexhina Çuko.

Në emisionin “Ftesë në 5” në TCH balerina ka konfirmuar se mes tyre ka pasur një fejesë, por pas publikimit të lajmit nëpër portale, Redoni e ka mohuar diçka të tillë. Ndërsa Çuko konfirmoi se ata tashmë nuk janë më bashkë.

“Kemi qenë bashkë dhe kemi pasur një marrëdhënie shumë të bukur, por fakti që doli videoja ishte një moment lumturie, u nda në portale, më pas pasoi me përgënjeshtrimin e Redonit, të cilin nuk e kuptova pse e bëri. Ai ka pasur arsyet e veta”, tha balerina e cila u shpreh se përgënjeshtrimi që bëri Redoni për fejesën e tyre nuk qëndron.

Mirëpo, së fundmi, ka reaguar edhe Redon Makashi për “Goca dhe Gra”.

“Fejesa është diçka shumë e madhe për mua. Personi që është folur e njoh, por nëse do të kishte diçka do të dilte nga goja ime. U trombetua pak si shumë”, theksoi ai.