Transmetuar më 26-12-2022, 09:42

Gjithçka është e heshtur në spitalin "Albert Einstein" në Sao Paulo. Spitali në fjalë, sipas gazetës braziliane "Lance", ka bërë të ditur se për momentin nuk ka asnjë buletin të ri mjekësor për shëndetin e Peles.

Ish-kampioni është detyruar të shtrohet në spital pas përkeqësimit të tumorit në zorrën e trashë dhe po iu nënshtrohet trajtimeve speciale për insuficencë renale dhe kardiake. Në fundjavë, vajza e tij Kely postoi një foto emocionuese të babait të saj.

Dje, djali i tij Edinho është bashkuar gjithashtu me të afërmit në spitalin ku ndodhet Pele. Në Brazil kjo është nënkuptuar si një përkeqësim i mëtejshëm i kushteve shëndetësore të tij.

Megjithatë, nuk ka konfirmime zyrtare. Për momentin e vetmja gjë e sigurt është se familja (pothuajse e kompletuar, siç shkroi vajza e tij Kely) është mbledhur për Krishtlindje rreth Pelé.

Më pas djali postoi një foto të tij duke mbajtur dorën e babait, me mbishkrimin: “Babi, forca ime është edhe e jotja”.