Transmetuar më 26-12-2022, 08:56

Zlatan Ibrahimovic, i intervistuar nga Alberto Angela për "Stasera a Milano" në Rai 1, foli për Milanin dhe marrëdhëniet e tij me qytetin. Këto janë të gjitha deklaratat e 41-vjeçarit suedez:

Ju keni bërë historinë sportive të Milanos, duke veshur të dyja fanellat, të Milanit dhe Interit. Cili është efekti i lojës në një stadium kaq të rëndësishëm?

Ka një efekt të madh tek unë. Milano për 8, 9 vite ishte pjesë e karrierës sime, pata fatin të fitoja trofe të rëndësishëm, të luaja me kampionë të mëdhenj, të punoja me trajnerë të mëdhenj dhe u njoha me qytetin, i cili për mua është si një shtëpi e dytë.

A keni ndonjë ritual pasi shënoni një gol?

Çdo gol ka momentin e tij, kur topi hyn në rrjetë ka diçka që kalon nëpër trupin tënd, të cilën dëshiron ta heqësh dhe ta shijosh me tifozët. Në tribunë gjej një referencë, një fëmijë, një person dhe ndalem tek ai, ku nxjerr gjithë emocionin. Nuk ka diçka të programuar, ndodh ajo që ndodh. Do të doja t’i përqafoja të gjithë, por është pak e vështirë të përqafosh 80 mijë vetë (qesh).

Pasioni juaj për artet marciale…

Kur isha më i vogël merresha me taekwondo, bëja shumë gjëra me këtë sport. Lëvizjet e mia janë kaq të natyrshme, bëja gjëra që mendoja se ishin të drejta kur të tjerët thoshin ‘ky nuk është futboll’. Kam shënuar me lëvizje që nuk ngjanin si futboll, por ishte magji.

Çfarë do të thotë Milano për ju?

Kam kaluar shumë vite këtu, kam njohur qytetin që është si shtëpia ime e dytë. Kam takuar njerëz në qytet që më bëjnë të ndihem si në shtëpinë time, jam shumë rehat. Unë kënaqem, jetoj dhe ndihem i gjallë. Nuk është sekret që mund të qëndroj këtu pas përfundimit të karrierës sime.

Çfarë këshille do t’i jepnit një djali apo vajze që do të donte të fillonte të luante futboll?

Para së gjithash, merruni me atë sport që ju bën të lumtur. Ju nuk duhet të bëni gjëra për njerëzit e tjerë, duhet t’i bëni për veten tuaj. Besoni në veten tuaj. Kjo ju mban për një kohë të gjatë konkurrues.

View this post on Instagram

A post shared by Zlatan Ibrahimović (@iamzlatanibrahimovic)