Transmetuar më 26-12-2022, 08:37

TIRANË- Një 70-vjeçar është gjetur i vdekur në kryeqytet. Kanë qënë kalimtarët ata të cilët kanë zbuluar viktimën në rrugë, e më pas kanë telefonuar ambulancën. Nuk dihet identiteti i të moshuarit apo rrethanat në të cilat ndërroi jetë. Dyshimet e para janë që i moshuari të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale mirëpo pritet konfirmimi nga grupi hetimor.

Pritet që policia të dalë me një njoftim zyrtar për këtë ngjarje.