Transmetuar më 25-12-2022, 23:16

Lëkundje tërmeti janë ndjerë gjatë mbrëmjes së sotme në vendin tonë, rreth orës 22:50 të darkës.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO), tërmeti ka qenë me magnitudë 2.6 të shkallës rihter.
Epiqendra e termetit ishte 11 km nga Korça dhe 91 km nga Elbasani, ndërsa kishte një thellesi prej 1 km.
Lëkundjet janë ndjerë nga qytetarët, por nuk raportohet për dëme.