Transmetuar më 25-12-2022, 22:55

TIRANË- Monika shfaqet në formë si kurrë më parë!

Deputetja Monika Kryemadhi ka pozuar krejt ndryshe këtë të dielë. Ajo ka marrë kitarën elektrike dhe përmes fotos që ka publikuar, shprehet se të rinjtë duhet të shijojnë jetën e të jenë të lumtur.

Deputetja e Partisë së Lirisë shihet e veshur me fustan të zi dhe taka të kuqe.

“Shijoni jetën, jini të lumtur,”- shkruan Kryemadhi krah postimit.