Transmetuar më 25-12-2022, 22:26

Kamëz- Detaje të reja mësohen nga sherri mes kushërinjve në Bathore. Mësohet se konflikti ka nisur që në dasmë.

Kushërinjtë fillimisht janë përplasur verbalisht me njëri-tjetrin, por sherri ka agravuar në përplasje fizike.

Ka qenë personi me inicialet F.L., ai që ka marrë thikat nga tavolinat dhe ka nisur të qëllojë të afërmit e tij.

Vetë autori, personi me inicialet H. T. si dhe kushërinjtë me inicialet M. L., B. C., e një 15-vjeçar kanë mbetur të plagosur.

Të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat.