Transmetuar më 25-12-2022, 20:48

KOSOVË- Një 57-vjeçar shqiptar ka humbur jetën teksa udhëtonte nga Gjermania drejt Kosovës për t’u bashkuar me familjen për festat e fundvitit. Mediat e Kosovës shkruajnë se Lulzim (Zenel) Shala jetonte në Gjermani dhe kishte zgjedhur që të kthehej në atdhe për kaluar pushimet, por ka ndërruar jetë papritur. Kanë qenë familjarët e tij të cilët kanë bërë me dije ngjarjen.

“Sot me datën 25.12.2022 në moshën 57 vjeçare gjatë rrugës për në Kosovë ndërroj jetë papritmas Axha jonë i dashur Lulzim (Zenel) Shala.

Për ceremoninë e varrimit dhe hapjen e të pamës ju njoftojmë më vonë. Me pikëllim. Familja Shala nga Suhareka,”- thuhet në njoftimin e familjes.