Transmetuar më 25-12-2022, 19:55

Korçë- E pazakontë në Korçë.

Një konfrontim fizik ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin verilindor.

Dy persona, të dy të pastrehë, janë përfshirë në një sherr me grushte me njëri-tjetrin në Pedonale, ndërsa mësohet se dy personat ishin babë e bir.

Kjo skenë ka tërhequr vëmendjen e turistëve të shumtë që kishin zgjedhur Korçën për të festuar Krishtlindjen.

Fatmirësisht si pasojë e konfliktit personat nuk kanë pësuar dëme të rënda, ndërsa janë transportuar për në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.