Transmetuar më 25-12-2022, 19:09

TIRANË- Juristja Eni Çobanin ka kutjuar një aksident të rëndë që ka pësuar kohë më parë, nga i cili arriti të mbijetonte. E pranishme në rubrikën "Shihemi në gjyq" të "E diala shqiptare", Çobani u përball me një djalë që ishte aksidentuar dhe kishte përfunduar në koma. Ai quhej Artur dhe Eni i tha se më e rëndësishme se gjithçka është shëndeti.

"Me Arturin jemi takuar pak ditë më parë dhe dhimbja e tij, fjalët tepër tronditëse më bënë që sigurisht të mos ngurroja edhe sepse kjo është një natë magjike, ne duhet të ndajmë pak dhimbjen, sepse kjo ka edhe përulësinë, edhe humanizmin, edhe dashurinë ndaj atyre që kanë nevojë. Kështu që prandaj kam sjellë Arturin sot. Artur faleminderit për ardhjen tuaj sot këtu në këtë seancë ndërmjetësimi. Realisht unë jam shumë e prekur, sepse sot me ty, me Jonidën dhe më gjithë publikun, dua të ndaj një ndjesi tjetër e cila më bëri të afroj edhe ty sot në këtë seancë ndërmjetësimi. Unë nuk e kam pasur këtë mundësi, prandaj do të ta jap ty. Edhe unë jam një person që kam pësuar një aksident shumë të rëndë. Unë vetes nuk i dhashë mundësinë për të folur, por ai është një moment shumë tragjik dhe jo kushdo mbijeton, kështu që ne të dy sot duhet ta themi që jemi me fat që shikojmë njëri tjetrin në sy dhe jemi gjallë dhe me shëndet,"- u shpreh Çobani.