Transmetuar më 25-12-2022, 17:40

Gramsh- Një aksident tragjik u shënuar pasditen e sotme në Gramsh.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mashan. Hekuran Perfundi 60 vjeç ka humbur jetën. Ai ishte duke udhëtuar me një makinë tip ‘Ford Focus’, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal në këtë zonë.

Nga të dhënat paraprake mësohet gjithashtu se si pasojë e aksidentit 2 të mitur, nipi dhe mbesa e viktimës, përkatësisht të identifikuar me emrat Aneda Perfundi 11 vjeçe dhe Eni Perfundi 7 vjeç kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihen ende detajet lidhur me aksidentin ose shkaqet e tij. Policia pritet të dalë me një njoftim zyrtar për të zbardhur të plotë ngjarjen.