Transmetuar më 25-12-2022, 15:08

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin Iconium të Turqisë, ku një 54-vjeçar sirian ka vrarë me thikë dy vajzat e tij të mitura.

Sipas informacioneve të Hurriyet, Yusuf al-Ahmed vrau me thikë 17-vjeçaren Kevsher dhe 15-vjeçaren Merveh, pasi mes tyre shpërtheu një sherr.

54-vjeçari me origjinë nga Siria, menjëherë pas krimit të rëndë shkoi në Polici dhe u dorëzua.

Kur ekipet e policisë mbërritën në banesën e familjes gjetën trupat e pajetë të dy vajzave të mitura. Trupat e tyre u dërguan në morgun e spitalit për autopsi.

Mësohet se në momentin e vrasjes mizore ndodheshin në shtëpi fëmija më i vogël dhe një i afërm i familjes, ndërsa nëna e vajzave mësohet se ishte zhdukur.

Sipas informacioneve, 54-vjeçari Jusuf ka deklaruar në dëshminë e tij se “ne u grindëm për çështjen e nderit dhe unë humba veten”.

Kur ka ardhur në vete dhe ka kuptuar se çfarë kishte bërë duke parë të vdekura dy vajzat e tij, ka shkuar në polici, ku ka rrëfyer krimin dhe është dorëzuar.