Transmetuar më 25-12-2022, 13:35

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Klea Huta është shumë aktive nëpër rrjete sociale, ku shumë shpesh ndan me fansat e saj momente të ndryshme nga jeta private dhe jo vetëm. Megjithatë, bukuroshja nuk ngurron që nëpërmjet tyre të urojë në ditët më speciale dhe njerëzit e saj më të dashur.

Mbrëmjen e djeshme ka nisur edicioni i dytë i “Big Brother Vip 2”, ku disa prej banorëve kishin kohë që aludoheshin për pjesëmarrjen e tyre në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Një ndër to ka qenë edhe Kiara Tito, e cila edhe u shpreh mbrëmjen e djeshme se këtë hap që ka marrë ua kishte mohuar miqve të saj. Një ndër to mesa duket ka qenë edhe Klea, e cila ka postuar një foto të Kiarës në Instastory, ku përveç se sigurisht i kishte uruar shumë fat dhe suksese, nuk mund të mos e përmendte faktin që e kishte gënjyer, duke e quajtur kështu në një sens shakaje ‘qelbësirë’.

Krijofsh kujtimet më të bukura të jetës shpirt. Të dua shumë! Jam këtu për ty. Dhe pse më gënjeve moj qelbësirë.

Ka disa kohë që Klea nuk ka sjell asnjë projekt muzikor, pasi është përkushtuar më shumë në projekte të tjera të saj. Së fundmi bukuroshja dhe partneri i saj, Elgiti me anë të disa postimeve në Instastory kanë ngritur dyshimet se së shpejti mund të publikojnë një bashkëpunim muzikor, i cili do të ishte dhe i pasi mes tyre. Mesa duket kjo është e vërtetë dhe këtë e ka pranuar vetë Klea me një “Ask” të publikuar së fundmi ka pranuar se të dy do të publikojnë këngën e tyre të re.