Transmetuar më 25-12-2022, 12:52

Një sherr ka ndodhur në koncertin e reperit Noizy, ku një grup djemsh është zënë me grushte.

Në një video që qarkullon në rrjet shihet se bodygardët tentojnë të nxjerrin jashtë grupin e djemve që po zihen, ndërkohë që dhe Noizy është përfshirë në këtë sherr.

Nuk dihet se kush janë personat e përfshirë në sherr e nëse ka ndonjë të ndaluar nga forcat blu, por sipas personave të pranishëm ka të bëjë me sherrin  virtual që rreperi ka me ‘Mato Lalen’.

Ja disa nga sekuencat filmike: