Transmetuar më 25-12-2022, 11:00

TIRANË- Këngëtarja nga Kosova, Ariana, e njohur me emrin e artit Ari Blue ishte banorja më e re që i iu bashkua shtëpisë së "Big Brother VIP 2". Ari u shpreh e emocionuar për këtë eksperiencë dhe e habiti Arbanën me paraqitjen e saj.

Këngëtarja u shfaq shumë ekstravagante me një fustan të kuq dhe një model flokësh të veçantë. Por në një moment, ajo pati një incident me fustanin, i cili tregoi më shumë se ç’duhet dhe Arbana i tërhoqi vëmendjen të ketë kujdes.

"Kujdes fustanin", i tha Arbana.