Transmetuar më 25-12-2022, 10:29

Elbasan- Identifikohet viktima që u gjet i pajetë tre ditë më parë në rrugën Elbasan-Peqin, në fshatin Papër.

Nga burime për mediat bëhet me dije se viktima është shtetasi Dalip Xhakoi, banues ne fshatin Vidhas, Elbasan.

Ai njihej në zonë si një person që konsumonte alkool.

55-vjeçari ishte beqar. Dalip Xhakoi u gjet më 23 dhjetor pa shenja jete anash rrugës në Papër të Elbasanit.

Viktima është aksidentuar nga një makinë, e cila është larguar më pas nga vendi i ngjarjes.

Ai është lënë anash rrugës për rreth dy ditë, pasi banoret e zonës kanë menduar se ishte ne gjumë.