Transmetuar më 25-12-2022, 10:19

Sipas raportimeve të gazettes vendase ‘Subrayado’ dhe një postimi nga gazetari Sebas Giovinelli, ish-futbollisti i Juventusit dhe Cagliarit, Fabian O’Neill u shtrua urgjentisht në spitalin e Montevideos në Uruguaji dhe tani ndodhet në gjendje të rëndë në terapi intensive.

Mjekët po përpiqen me dëshpërim t’i shpëtojnë jetën. Familja kërkoi të lutej për të.

Ish-futbollisti ishte shtruar me urgjencë në spital edhe në korrik 2020 për probleme me mëlçinë dhe traktin urinar.