Transmetuar më 25-12-2022, 07:48

Sapo ka filluar edicioni i dytë dhe që në natën e parë ‘Vëllai i Madh’ ka nisur me lojërat për të ‘ndezur’ pak gjakrat mes konkurrentëve.
Dy personazhe Efi dhe Mikela janë prezantuar si një konkurrent i vetëm.
Por, banorëve të tjerë iu desh të zgjidhnin një konkurrent tjetër për t’i kaluar në televotim me to ku një prej tyre që votohet nga publiku do të largohet.
E gjitha kjo është një lojë dhe banorët zgjodhen Kejvinën për të vendosur përballë Efit dhe Mikelën.
Në fund të dyja u futën në shtëpi si banore të Big Brother VIP 2.