Transmetuar më 24-12-2022, 23:04

Ukrainë- Sulm i përgjakshëm mbi Kherson. Të paktën 10 persona u vranë dhe 58 të tjerë u plagosën nga bombardimet në Kherson, thanë autoritetet ukrainase, duke denoncuar një sulm të paprovokuar nga forcat ruse në qytet, i cili u rimor së fundmi nga ukrainasit pas tërheqjes së ushtrisë ruse.

Një zyrtar pro-rus pohoi se forcat ukrainase nisën sulmin dhe se qëllimi i tyre ishte të fajësonin Moskën. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky publikoi foto që tregojnë makina të djegura, xhama të thyer dhe trupa të vdekur në rrugë.

Rusia kontrollon shumicën, por jo të gjithë provincën Kherson. Guvernatori lokal Yaroslav Yanusevych, i emëruar nga Kievi, i tha televizionit ukrainas se numri i të vdekurve kishte arritur në 10.

Vladimir Saldo, guvernatori i emëruar nga Rusia, tha se Kievi kishte urdhëruar ushtrinë ukrainase të bombardonte qytetin. Yuriy Sobolevsky, nënkryetari i këshillit lokal, tha se një raketë ra pranë një supermarketi pranë Sheshit të Lirisë.