Transmetuar më 24-12-2022, 21:51

Vlorë- Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë nisur një aksion të befasishëm në Vlorë.

Forca të shumta të FNSH-së dhe furgona policie kanë ‘zbarkuar’ në qytetin bregdetar.

Efektivët kanë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Vlorës. Po ashtu pika kontrolli janë ngritur edhe në Babicë, “Bishti i Kalldrëmit” si dhe në brendësi të qytetit.

Nga aksioni i FNSH-së po kërkohen persona që lëvizin me armë si dhe qytetarë të shpallur në kërkim. Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar, ndërkohë që pritet njoftimi i policisë për aksionin.