Transmetuar më 24-12-2022, 21:14

Elsa Lila u shpall fituese e “Festivalit të Këngës” dhe kënga e saj “Evita” ishte triumfuesja e edicionit të 61 të “FIK” sipas vendimit të jurisë.

Megjithatë ajo nuk do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, me publikun që zgjodhi Albina Kelmendin.

Zhgënjimin për këtë rezultat e ka shprehur edhe dirigjenti i artistes, Enrico Melozzi. Ai erdhi posaçerisht nga Italia për Elsa Lilën dhe duket se bashkë kishin një bashkëpunim shumë të mirë.

Megjithatë ai ka ngritur sot në Instagram disa akuza të forta ndaj Festivalit dhe pëzgjedhjes së tyre për në Eurovision. Jo vetëm kaq por dirigjenti ka bërë edhe disa pyetje (në formë akuzash) të cilat i gjeni në postimin më poshtë: