Transmetuar më 24-12-2022, 20:25

BERAT- Aksident me vdekje në Berat. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin Berat-Lushnje.
Në fshatin Polizhan një makinë ka përplasur për vdekje Idajet Çobo, 72-vjeç i cili po lëvizte me biçikletë.
Pasi ka përplasur të moshuarin, drejtuesi i mjetit nuk ka ndaluar që t’i japë ndihmën e parë, por është larguar nga vendngjarja me shpejtësi.
Identiteti i drejtuesit të mjetit ende nuk dihet, ndërkohë që po punohet për gjetjen dhe arrestimin e tij.